Dafina i shkruan Dhurata Dorës

By

Për shumëkë, Dhurata Dora në fillet e karrierës mund të ketë ngjarë me Dafina Zeqirin.

Të dyja të rritura jashtë Kosovës, me një stil të veçantë e vokal potent.

E dyshja krahas këtyre tipareve të përbashkëta mes vete kultivojnë edhe një miqësi shumë të mirë.

Kjo është vënë në pah së fundmi kur Dafina ka komplimentuar Dhurata Dorën për këngën e re përmes një komenti të lënë në rrjete sociale të cilin mund ta lexoni të plotë në foton e mëposhtme.

Ndryshe, Prive pati raportuar për mundësinë e një bashkëpunimi mes dyshes që është shqyrtuar nga menaxhmentët respektivë vitin e kaluar por distance gjeografike dhe fokusi i Dafinës në karrierën ndërkombëtare kanë shtyrë planet për afat të pacaktuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm