Khloe ua pamundëson ndjekësve t’i komentojnë në Instagram

By

Khloe Kardashian nuk po pranon më komente.

Ylli i emisionit Keeping  Up With the Kardashians e ka çaktivizuar seksionin e komenteve të saj në një postim në Instagram, pas spekulimeve për pamjen e saj fizike.

Postimi ishte për të promovuar çantën e saj IPSY, e cila përfshin produkte për grim, kujdes për flokët dhe gjërat e domosdoshme për kujdesin e lëkurës.

“Do vendos disa nga gjërat e mia personale të preferuara në Glam Bag”, i tha ajo ndjekësve të saj.

Sidoqoftë, shumë nga komentet ishin përqendruar në fytyrën e Khloe Kardashian në video, duke spekuluar se kishte bërë ndërhyrje kirurgjike plastike, madje duke arritur deri aty sat ë sugjerojnë që Khloe po përdor filtra të drejtpërdrejta ose teknika CGI për të ndryshuar fytyrën.

Pas shumë komenteve të vrazhda dhe negative për fytyrën e saj, Khloe çaktivizoi pjesën e komenteve të atij postimi në Instagram.

Artikuj të ngjashëm