Pas “dissave” me Taynën, Dafina krijon shoqëri me Melindën (FOTO)

By

Ka disa muaj që Dafina Zeqiri dhe Tayna nuk përkrahnin njëra-tjetrën në rrjete sociale, pas bashkëpunimit të tyre shumë të suksesshëm krijuar vitin e kaluar.

Kjo ra në sy të publikut dhe gjithçka ndryshoi.

Së fundmi, Dafina Zeqiri ka lansuar një projekt muzikor i cili quhet “Zili Zili” – të cilin në momentin që e dëgjon të shkon mendja tek Tayna.

Më pas edhe reperja bëri njësoi duke bërë freestyle në një emision të njohur. Nuk mjaftoi vetëm kaq!

Deri në momentin e fundit ato e kanë ndjekur njëra-tjetrën në Instagram gjë e cila ka ndryshuar pas këtyre projekteve.

Gjithsesi, Tayna dhe Dafina mbase më nuk flasin por kjo e fundit ka filluar të krijoi ‘shoqëri’ me rivalën e reperes – Melindën.

Dafina ka nisur t’i pëlqejë fotografitë e Melindës dhe përveç kësaj, edhe duke i dërguar komente.

Mbase në të ardhmen mund të ketë një tjetër bashkëpunim mes dy femrash por kësaj radhe të jetë – Dafina dhe Melinda. Si mendoni?/Prive.al

Artikuj të ngjashëm