Ylli botëror Justin Bieber ishte në fokusin e mediave ndërkombëtare për shkak të ceremonisë së tij martesore me gruan e tij Hailey e cila u zhvillua këtë të hënë dhe ishte një event tejet i përsosur.
Justin duket se e ka shfrytëzuar këtë vëmendje mediatike më së miri, ai ka ndarë në Instagram lajmin se po vjen me një bashkëpunim të ri dhe muzikë të re.
Ai ka paralajmëruar se këtë të premte do të lansohet projekti i tij më i ri në bashkëpunim me Dan + Shay.
E titulluar “10,000 orë”, kënga u shkrua nga Dan Smyers e Dan + Shay dhe Shay Mooney, së bashku me Bieber, Jordan Reynolds, Jessie Jo Dillon dhe Jason “Poo Bear” Boyd.
Bieber, në Instagram e ka quajtur këngën “muzikë e dasmës”. Duket se martesa e tij e ka frymëzuar jashtëzakonisht artistin./Prive.al