Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi gjatë një bisede me Brunon, të cilën e zhvilluan në oborrin e shtëpisë, ka folur pak për planet pas përfundimit të aventurës në këtë format televiziv.
Ai ka thënë se në planet e tij me ngul qëndron ideja e të krijuarit familje, ndërsa ka theksuar se muzikën nuk do e lejë anash.
“Kam kaluar lloj-lloj boksi në jetë. Kam misione tjera për jetën, kur të dal nga këtu. Krejt çka du në këtë jetë është të krijoj familje, asnjë gjë tjetër. Çdo natë vetëm këto sende i mendoj. Famën e kam shijuar, normalisht që do të merrem me muzikë prap. Kam bashkëpunime të mëdha për të bërë, por familja mbetet primare”, ka thënë Stresi.