Para 9 vitesh ajo u përjashtua, Linda Halimi konfirmon pjesëmarrjen në Kënga Magjike

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë. Ajo është e martuar me reperin Big D me të cilin ka edhe një vajzë të quajtur Kaimana.

Image result for linda halimi

Kujtojmë se para 9 vitesh, këngëtarja u prezantua në festival me Nora Istrefin dhe Big D, ama treshja u përjashtua si rezultat i vonesës 30 minuta në prova. Po ashtu u dënuan me gjashtë vite pa të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Pak muaj pasi lindi vajzën, Linda Halimi lë Amerikën për të udhëtuar drejt Shqipërisë me qëllimin që të jetë përsëri pjesë e këtij festivali, dhe lajmin e bëri të ditur në gusht.

Sot ajo po ashtu bëri të ditur që po punon në projektin e saj muzikor që do ta prezantojë në festival duke konfirmuar kështu përfundimisht edhe pjesëmarrjen e saj.

Kënga do të quhet “Want My Love” dhe është punuar nga një producent amerikan. /Prive.al

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm