Pakënaqësi, Victoria Owns anashkalohet në eventin e sontëm

By

Një ngjarje kulturore ndodh sonte në kryeqytet.

Një nga drag queen më të njohur botëror, Sherry Vine performon sonte.

Por në event do të mungojë Victoria Owns, drag queeni më i njohur kosovar që famën e madhe e mori përmes pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

“Nuk du me shku sepse unë është dashtë me qenë performuese e shoëit të sotëm duke e marrë parasysh kontributin për komunitet dhe nivelin e shoë-it. Le që nuk jam ftu për me performu, jom ftu me shpërnda pije në shank pra jo si drag queen por si shankist”, është shprehur Owns.

Victoria ka shprehur pakënaqësitë me drejtuesit e pub, duke i thënë që nuk do i thërrasë të famshmit (me gjasë ata që i njeh nga Big Brother) sepse ata duan ta shohin atë dhe jo dikë tjetër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm