Tashmë është bërë e ditur se modelja shqiptare Emina Çunmulaj është shtatzënë dhe në pak muaj pritet ta bëjë Ellan me një vëlla ose motër.
Siç ka bërë me shtatzëninë e parë, edhe kësaj rradhe, Emina po ndan çdo detaj me ndjekësit e saj në rrjete sociale përgjatë pritjes së ëmbël.
E ditën e sotme, ajo ka pasur një kërkesë të veçantë.
Shkaku i oreksit të shtuar, Emina është fiksuar pas ushqimeve shqiptare.
Përmes Instagramit, ajo ka kërkuar që të gjej dikë që gatuan ushqime shqiptare në Los Angeles meqenëse po ‘vdes’ për ta gjatë ditës së sotme.
Shpresojmë që pas apelit publik dikush të jetë lajmëruar në Instagramin e modeles Çunmulaj. /Prive.al/