Ditën e djeshme, gazetarja e njohur Xheraldina Vula festoi ditëlindjen.
Urimet ishin “vërshim” në numër nga rrethi i gjerë i familjarëve dhe miqve që Xheri ka.
E mesa duket, për befasinë kryesore ka menduar Sara.
Këtë e ka zbuluar Xheri përmes një postimi ku mes tjerash është shprehur:
“Kur nuski Sara Hoxha organizon ndonjë gjë, çele derën dhe lëri gjërat të rrjedhin si në vaj”.
Sara ka menduar një drekë mes personave të zemrës në një prej restoranteve më unike në periferi të kryeqytetit.
Në urimin e djeshëm unik, Sara mes tjerash ka deklaruar që Ledrin e do më shumë, falë vjehrrës së saj. /Prive.al