Era e Nora bashkë në duet…?

By

Pak orë më herët, është publikuar një fotografi në rrjetet sociale Nora e Era Istrefi shihen bashkë në studion e Mixey, njërit prej producentëve më të njohur në vend.

Komentet e disa prej fansave ishin pyetje, nëse Era e Nora po sjellin këngë bashkë.

Por, jo…

Era thjesht e shoqëroi motrën e saj të madhe, Norën, në studio, ku edhe po punon për këngën e re me Mixey e cila pritet të publikohet së shpejti.

Ju kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, u publikua kënga zyrtare e Kampionatit Botëror, e kënduar nga Era, Will Smith e Nicky Jam, e punuar nga Diplo, lajm të cilin e zbuloi fillimisht Prive.

Në anën tjetër, Nora nuk solli këngë të re që nga “Gabime” në bashkëpunim me reperin Gjiko./Prive.al

Artikuj të ngjashëm