Trashëgimtarja e Top Medias dhe fashionistja e njohur shqiptare, Lori Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.
Profili i saj në Instagram ajo tashmë e ka kthyer në blogun e saj personal ku ka mbi 777 mijë ndjekës. Ajo çdo ditë poston për stilin e jetës së saj, rrobat e markave më të shtrenjta dhe vendet që ajo viziton
Kur në theks të veçantë bie fjala te shqiptarët, mendja të shkon menjëherë te Lori Hoxha e cila posedon një varg koleksionesh me çanta e këpucë.
Duke sjellë gjithmonë kombinime nga më të veçantat, Lori është komentuar shpesh edhe për çmimet e kushtueshme të veshjeve të saj. Por, jo më kot është një ndër vajzat më të ndjekura, që tërheq vëmendje sa herë poston një foto të re.
Sipas profilit të What they wearin, në Instagram, nje veshje e saj e përditshme verore kap çmimin e mijëra eurove.
Fundi i markës Zimmerman që kushton 520 euro, dhe bluza e pot ë njejtës markë që kushton 395 euro. Çanta e vogël e markës Louis Vuitton kushton 2,380 euro dhe sandalet e rrafshëta të markës Valentino që janë plot 630 euro. Kjo veshje e tëra rrumbullakohet me çmimin 3,900 euro. /Prive.al