Pasi dikush e pyeti: “Cila është puna e parë që e ke filluar edhe në cilën moshë”, këngëtarja shqiptare u përgjigj pa përtuar.
“16 vjeçe dhe kam kënduar tek kafet e vogla në Prishtinë. Herë me kitarë, herë me tastierë dhe më e bukura është ka pasur raste kam marrë 10 euro për performancë e më së shumti 35 në atë kohë. Dhe ndjehesha njeriu më me fat në botë se po e fitoja me djersë”, tha Fifi.