Enca në kërkim të një shoku të ri dhe ka disa kushte për të!

By

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia, është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi është duke shijuar suksesin e këngës së saj “Rakia”, e cila ka arritur të marrë mbi 2 milionë klikime për vetëm disa ditë publikimi.

Ajo shpesh ndan fotografi nga më të ndryshmet për ndjekësit e saj, e shpeshherë edhe fotografi ngacmuese.

Përmes një postimi të bërë në InstaStory, këngëtarja është shprehur se është në kërkim të një shoku të ri, dhe ka disa kushte për të.

“Në kërkim të një shoku të ri, të ngushtë, për të udhëtuar botën së bashku. Të dhënat: Të jetë beqar, argëtues, një person i mirë,” shkroi Enca në mbishkrimin e fotografisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm