Nora nuk e harron ‘dashurinë’ e parë

By

Vendi ku rritesh e në të  cilin krijon shumicën prej kujtimeve më të bukura pa dyshim se është i paharruar për secilin prej nesh.

I tillë është definitivisht edhe për këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Kjo e fundit i është rikthyer ‘dashurisë’ së parë, lagjes Dardania në kryeqytet të cilës i ka dedikuar postimin e fundit.

Me vështrimin drejtuar shkollës fillore dhe banesës ku është rritur këngëtarja në postimin e bërë ka shprehur dashurinë për Dardaninë.

Kujtojmë se tash e një kohë, me familjen e saj, vajzën Renee dhe Robertin, Nora ka nisur kapitullin e ri në lagjen Marigona ku çifti ka blerë shtëpinë tek e cila u zhvendosën në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm