Këngëtarja Nora Istrefi e cila ka tash e një kohë që është shndërruar në një ikonë të modës që ndiqet nga shumë vajza duket se nuk po e ka problem të eksperimentojë me stilin.
Nora ia del të duket bukur qoftë e veshur më sportive, më elegante dhe sharmante.
E tillë është shfaqur së fundmi e veshur në xhinse dhe setër ngjyrë hiri, shoqëruar me një palë sandale ngjyrë të kuqe.
Ky kombinim është pëlqyer shumë nga ndjekësit e këngëtares në rrjete sociale që e kanë komplimentuar Norën për paraqitjen. Po juve, si ju duket?! /Prive.al/