Noizy me shuma marramendëse parash vetëm kur del për kafe!

By

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, punës së palodhshme ndër vite tash e një kohë po ia merr frytet e saj.

Rrjetet sociale më së miri mund të na japin një pasqyrë rreth asaj se çfarë po përjeton artisti kohëve të fundit.

Makinat e shumta, jeta luksoze, veshjet firmato janë vetëm disa nga fatkorët e shumtë që tregojnë se artisti tashmë ka arritur të krijojë një bagazh mjaft të mirë ekonomik.

Prive.al ka siguruar një fotografi ku artisti shihet me një shumë mjaft të madhe parash edhe atë në një vend mjaft të ‘çuditshëm’, në kafene.

Një shumë e tillë e të hollave natyrisht se nuk do i nevojitej për të pirë kafe por siç duket fotografia në fjalë është realizuar menjëherë pas ndonjë koncerti e ato janë ndoshta fitimet e asaj ngjarje. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm