Të gjithë i mbajmë në mend ato herët kur vidhnim mollë e kumbulla nga pemët e komshinjve.
Edhe Nora e Era Istrefi, nuk e kanë harruar këtë zakon dhe ia kanë bërë si me të vjetrën. Dy këngëtaret motra, po kalojnë bashkë këto ditë vere e të martën kanë drekuar së bashku.
E më pas derisa po shkonin te makina, janë përvjedhur e kanë marrë nga një mollë në pemën që ndodhej pranë parkingut. /Prive.al