Gjithçka nisi nga një foto e përbashkët.
Nora Istrefi dhe 2Ton mendohej se thjesht shkrepën imazhin të cilin e postuan në rrjete sociale shkaku i takimeve të rastësishme në aeroporte – vendtakimin e zakonshëm të artistëve.
Por, kjo s’është e tëra! Në planet e dyshes qëndron edhe një duet i përbashkët dhe këtë e pranoi edhe vetë 2Ton në një intervistë për Prive.
‘Kena fol, ta kqyrim tash çka po ndodh’ – tha 2Ton duke mos dashur të zbuloj shumë detaje.
Ndryshe, dy artistët janë ndër më të pëlqyerit në diskografinë shqiptare me këngë të shndërruara në hite e me miliona klikime. /PRIVE.AL