Për çka po kërkon falje Kapo ?!

By

E kishte proklamuar gjatë si një vit të cilin do e ‘bombardonte’ me krijime muzikore.

2016-ta në këta muaj të cilët kanë kaluar e ka dëshmuar fjalën e dhënë nga reperi Capital T.

Ai solli ‘Hitman’ solo e ‘Killa’ me Dudën por nuk e ka ndërmend të ndalet. Këtë e ka thënë në një postim në rrjete sociale ku është shprehur se dy këngë të reja po vijnë.

Por, duke shmangur pak të qenurit modest, Capital T është shprehur: ‘Mos po bëj shumë hite ?! Kërkoj falje’.

I ‘falur’ je Kapo, vetëm vazhdo të sjellësh projekte të cilat pëlqehen e përkrahen nga fansat. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm