Noizy largohet nga Shqipëria?

By

Pak ditë më parë, Noizy publikoi bashkëpunimin e tij ndërkombëtar me Gzuz dhe Dutchavelli.

Me këtë projekt, reperi nga Shqipëria po shijon një sukses goxha të madh pasi kënga po qëndron në top 10 në shumë vende të njohuara të botës.

Por, në mesin e gjithë këtij suksesi, Noizy e paska ndërmend të largohet nga Shqipëria.

Ai ka paralajmëruar se do të rikthehet në Britani të Madhe atje ku edhe ka jetuar, për “të marrë atë që ka lënë pas”.

Në instastory ai tha: “Prisni vetëm sa të rikthehem në Britaninë e Madhe të marrë atë që kam lënë pas”.

Nuk dihet ende arsyeja./Prive.al

Artikuj të ngjashëm