U zhgënjye nga Donaldi, Einxhel befason me fjalët për Ilirin

By

Zingjiri i eliminimeve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar zhgënjim të madh tek Einxhel.

Fakti që as Donaldi e as Trixa nuk e shpëtuan Dagzin duke e çuar në nominim e rrjedhimisht edhe eliminim, nuk është kapërdirë lehtë nga Einxhel.

Pas daljes së Dagz dhe mbarimit të spektaklit, ajo ka pasur disa mesazhe për të përcjellë.

E zhgënjyer nga Donaldi, ajo ka ndryshuar mendje duke nisur t’i japë të drejtë Ilirit, me të cilin ka pasur polemika të forta që nga dita e hyrjes në shtëpi.

“Të paktën Iliri u qëndron besnik njerëzve të vet, të paktën!” – është shprehur Einxhel duke iu referuar kështu Arjolës, Sabianit dhe Arbërit të cilët janë miq të mirë të Ilirit.

Debati ka vazhduar edhe me Beatrix teksa kjo përzgjedhje e Donaldit nuk është pëlqyer aspak nga një pjesë e madhe e komentuesve të cilët kanë pasur një “lum” kritikash për të por edhe për Beatrix. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm