Ditë më parë tronditi fansat e tij, duke u shfaqur i plagosur në një video në Instagram.
Sigurisht, në këtë mes s’kishte asgjë të vërtetë dhe ishte vetëm një skenë filmi, ku ai plagoset në makinën e tij.
Nga këngëtari ai po kapërcen në aktor, duke luajtur në filmin e ri “Blind” producent i të cilit do jetë miku i reperit, aktori i famshëm Blerim Destani.
Skenat e filmit që po xhirohen në Gjermani, tani e sjellin Noizyn në një tjetër skenë, e cila ia rikthen atij pasionin e vjetër.
Noizy që dikur ishte një “street fighter” në Londër, tani vjen në film duke grushtuar e përgjakur një personazh.
Videon e ka publikuar vet reperi në Instagram, ku shfaqet duke grushtuar personin në fjalë për skenat e reja të filmit që pritet të realizohet. /Prive.al