Njihuni me vjehrrin e Tunës (FOTO)

By

Me lidhjen e Tunës dhe Patris Berishës që vetëm sa po shkon duke u konsoliduar, interesi i publikut rritet për detajet e familjes së re.

E duke qenë se shumica e pjesëtarëve nga dy familjet janë figura publike me vite të tëra karrierë, gjërat në këtë drejtim janë më të lehta.

Për ju që nuk e keni ditur, Patrisi dhe Roberti që merren me muzikë në forma të ndryshme, këtë gjë e kanë të trashëguar nga prindërit.

Babai i muzikantëve, respektivisht vjehrri i Tunës dhe normalisht edhe Norës ka mbi 50 vite karrierë dhe njihet si një prej kompozitorëve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare.

I lindur në vitin 1948, Tomor Berisha prapa vetës bart një bagazh të madh të krijimeve muzikore me punën në Radio Televizionin e Prishtinës dhe Zagreb. Zotëri Berisha, me punën e tij është shpërblyer me shumë çmime në festivale të ndryshme.

Nuk dihet se si është relacioni aktual por ajo që dihet sigurtë është se fëmiu që pritet të vijë në jetë definitivisht do ketë diçka të trashëguar nga talenti në muzikë. Me nënën, babain, axhën e gjyshin s’ka se si të jetë ndryshe. /Prive.al/

erion-veliaj

Artikuj të ngjashëm