Gold AG kundër festës së ‘Halloween-it’

By

Fundi i muajit tetor për shumë kë mund të jetë sikurse fundi i muajve të tjerë por për një pjesë të madhe të shoqërisë tashmë shënon festën e “Halloween-it”.

E trendi i kremtimit të kësaj feste është bërë aktual edhe tek shqiptarët duke lënë anash besimet e tyre fetare e duke i’u bashkangjitur festës.

Pjesë e saj natyrisht që do të jenë edhe shumë nga fytarat tona publike të cilët ditët e fundit publikuan fotografi ku shiheshin të maskuar pikërisht për këtë arsye.

Por kjo nuk mund të themi se nodh me të gjithë artistët tanë pasi që ka edhe nga ata që janë kategorikisht kundër kësaj feste e secili ka edhe arsyet e veta pse e kundërshton një gjë të tillë.

Një prej tyre është edhe reperi Gold AG i cili ka dalur edhe hapur me një status në Facebook ku jep një mesazh kritik në lidhje me këtë festë teksa natyrisht u hap një debat i madh duke u vërshuar nga një numër i madh komentesh.

Ja fjalët që shkroi artisti :

Nata e shejtanit

Ti sonte ndryshon bëhesh dreq ose shejtan
Po kush do t’respektonte nëse ashtu do të ishe taman
Ti o prind që lejon fëmiun të ngjyroset si ma rënd
Nëse i till do të lindte a do ta mallkoje Zotin tënd
Vlla e motër pasha Zotin me kto fjal spo du me t’prek
Kur jep shpirt as ti se din pra paramendo ashtu si je sonte me vdek !!!

 

 

Artikuj të ngjashëm