Agnesa Vuthaj, pjesë e një projekti madhor të realizuar në Hollywood!

By

E ka mbajtur sekret realizimin e këtij projekti, i cili që nga sot ka filluar të ketë vëmendje globale përmes mediumeve më të mëdha ndërkombëtare.

Para pak orësh CNN transmetoi një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që bëri bashkë bukuroshet ndër vite të Miss World.

Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të flas në shumë gjuhë, ndër to edhe shqip përmes Agnesa Vuthaj.

Ky projekt madhor brenda vetes ka një qëllim tejet fisnik duke ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminit të fëmijëve dhe femrave.

Ky version i Miss World me Agnesa Vuthaj pjesë të saj pritet të publikohet nesër./Prive.al

https://www.youtube.com/watch?v=4XrpYZ_i440

Artikuj të ngjashëm