Gena, njëri prej këngëtarëve më të pëlqyer në estradë, na ka njoftuar me dy vajzat e tij të cilat tashmë janë rritur.
Ai ka postuar dy fotografi në profilin e tij në Instagram me përshkrimin ‘Me princeshat e mija’.
Me sa duket artisti më në fund ka gjetur pak kohë për pushime me familjen pas një sezoni të ngjeshur pasi që ai këndon nëpër dasma dhe evente të ndryshme familjare pothuajse gjatë gjithë verës.
Gena ka qenë aktiv edhe me këngë të reja.
Të fundit që këngëtari e nxori është ‘Loti i ëmbël’ – projekt ky i cili u mirëprit nga adhuruesit e muzikës së tij./Prive.al
https://www.instagram.com/p/BoC36g5HkpT/?taken-by=genalito_official