Detajet për përcjelljen në banesën e fundit të Adem Mikullovcit

By

Varrimi i aktorit të madh dhe ish-deputetit në Kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, do të bëhet sot nga ora 16:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Arbëri. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci, me anë të një postimi në Facebook.

Gjithashtu, ajo njofton se pranë Teatrit Kombëtar në kryeqytet tashmë është vendosur një fotografi ku mund të bëhen homazhe me fillim në ora 10:00.

Postimi i saj i plotë

Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00.

Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm