Shkurte Gashi demanton lajmin për dhurimin e iPhone 11

By

Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi, ditën e sotme ka qenë në vëmendjen e shtypit rozë për shkak të një postimi në facebook të bërë nga një faqe e cila mbart emrin e këngëtares.

Faqja në facebook ka ndarë një postim për një lojë shpërblyese ku pretendon të dhurojë një iPhone 11 pas një sezone të sukseseshme.

Duket se ky postim është bërë nga një faqe që nuk i përket këngëtares, e kontaktuar nga Prive, Shkurte Gashi ka thënë se kjo faqe nuk menaxhohet nga ajo.

Pra, ky postim është bërë nga një faqe fallco që nuk i përket aspak artistes./Prive.al

Artikuj të ngjashëm