Një truk nga Loredana Zefi – si ti bëni buzët të duken më voluminoze?

By

Viteve të fundit një trend bukurie kanë qenë buzët sa më voluminoze.

Mijëra e mijëra vajza kanë harxhuar me qindra mijëra euro/dollarë/funte e të tjera… për fillera buzësh.

Mirëpo ka mënyra për t’i bërë buzët të duken më voluminoze dhe atë na e tregoi edhe Loredana Zefi.

Jo se ju vajza s’e keni ditur, por është interesante të shohim vajzat e famshme të ndajnë truqet e tyre të bukurisë me ne.

Loredana shfrytëzon një laps me ngjyrë të mbyllët për të bërë kufizimin e buzëve, të cilin e bën më lart se vija natyrale e buzëve të saj, dhe më pas e shpërndan lapsin me gishtërinj në pjesën tjetër të buzëve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm