Një profil më ndryshe mes politikës, aktrimit dhe jetës private të Jeton Zogjanit

By

Aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, batutat e të cilit i përmendim shpesh në biseda të rëndomta, si drenicaku në serialin vendor ‘O sa mirë”, Jeton Zogjani aderoi në subjektin politik AAK në krye me Ramush Haradinajn.

Image result for jeton zogiani
Jeton Zogjani në rolin e drenicakut në serialin vendor “O sa mirë”.

“Për mua është shumë e rëndësishme të krijoj një besim të sinqertë tek njerëzit.” –kështu e fillon Zogjani prezantimin e tij në një profil më ndryshe për Prive.

Edhe pse Zogjani më parë nuk ishte pjesë e politikës, ai gjithnjë është munduar që të sjellë gjëra të reja dhe të përshtatshme për komunitetin dhe republlikën ku ai jeton, mirëpo gjithnjë duke i lënë shumë mbresa vendosshmëria e Haradinajt.

Image may contain: 1 person, indoor
Aderimin e Zogjanit në AAK e kishte bërë të ditur Haradinaj në një postim zyrtar në Facebook.

Po për të njohur mirë Zogjanin, ai është një bashkëshort, baba, profesionist dhe një qytetar që ka gjetur mënyrën e vet për t’i dhënë zë çështjeve politike të Kosovës.

Përditshmëria e tij, nuk dallon nga ajo e çdo prindi. Zgjohet në mëngjes, blen gjëra që i duhen në dyqan dhe përgatit fëmijët e tij për shkollë dhe kalon ditën me familjarët e tij.

Pasi u kyc në politikë, Zogjani e pranon që ka marrë kritika dhe sharje të cilët ai i kishte mirëkuptuar, dhe qëndron me shpresën në i ka lënduar asnjëherë.

View this post on Instagram

@ramushharadinajks

A post shared by Jeton Zogjani (@jetonzogiani) on

“Aktorët zakonisht kyçen [në politikë] për kauza kombëtare, humane ose mjedisore. Ata nuk janë politikanë të karrierës, por kycen vetëm në raste specifike duke menduar se janë të aftë për të dhënë një kontribut të gjendjes faktike në gjendjen realë në të cilën gjendemi.” – thotë Zogjani.

Arsyeja pse ai pëkrah Ramush Haradinajn duke u bërë edhe pjesë e subjektit të tij ishte venddosshmëria e tij në disa pika shumë të rëndësishme si mosndarja e Kosovës, ligji për Trepçën, miratimi i ligjit për Prishtinën, ligji për pagat. Po ashtu edhe veprimet shumë konkrete të Haradinajt si krijimi i ushtrisë që ngjalli te Zogjani atë patriotizmit e fjetur.

Ai ndihet shumë i lumtur dhe krenar që më në fund një person si Haradinaj po merr vendime kaq jetësore.

Profilin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Prive.al

Artikull i sponzorizuar.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm