Deklaratën Kushtetuese për Pavarësisë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 në Kacanik, mbante edhe nënshkrimin edhe profesori Azem Neziri.
E sot që kanë kaluar plot 29-të vjet që nga ai moment që e ka trasuar historinë e Kosovës duke e nisur gradualisht edhe shkëputjen nga ish-Jugosllavia deri te shpallja e pavarësisë së 2008-tës, është këngëtarja Teuta Selimi ajo që e ka publikuar një fotografi.
Azem Neziri në imazhin e vjetër që të ngjallë nostalgji, është sot vjehrri i këngëtares.
Imazhi i vjetër i publikuar nga këngëtarja në Instagramin e saj, ka këtë mbishkrim: “Nënshkrimi i Deklaratës së Parë të Pavarësisë së Kosovës në vitin 1990. Vjehrri im, deputet i atëhershëm. Urime Kosovë”, ka shkruar këngëtarja.
LAJMI VAZHDON:
Miratimi i kësaj deklarate ishte padyshim një akt me rëndësi vendimtare për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe mëvetësi në rrethanat e reja që po krijoheshin asokohe ndër shqiptarët dhe në gjithë rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisë po shënonte fillimin e serbizimit të Kosovës dhe në të njëjtën kohë paraqiste hyrje në një periudhë tepër të rëndë për shqiptarët të cilët po trajtoheshin, jo vetëm si qytetarë të rendit të dytë, por edhe po u nënshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.
Duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit të Kosovës) Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.