Ai është një ndër figurat më të rëndësishme të ekranit në Amerikë, e madje ‘The Late Late Show’ që drejtohet nga James Corden transmetohet gjithandej në botë e madje edhe në Shqipëri.
Rubrika ‘Carpool Karaoke’ që realizohet me emra të njohur të muzikës botërore është ndër më të ndjekurit e po ashtu më të kopjuarit si formulë gjithandej.
Por, përtej punës ka një lajm të mirë në jetën private të Corden. Prezantuesi është bërë baba për të tretën herë. Fëmija i tretë është vajzë, teksa ka dhe një vajzë dhe një djalë tjetër.
Vajza dhe bashkëshortja e tij Julia Carey janë në gjendje të mirë shëndetësore./Prive.al