Të gjithë e mbajmë në mend Berkan Asllanin, që në fillim të viteve 2000 i këndonte dashurisë si një romantik i pashpresë.
Për ca kohë, këngëtari nga Shkupi u largua nga skena muzikore e kënga e tij e fundit është Kriza, e famë kishte arritur me këngën “Një Kujtim”.
E tani pas një mungese të gjatë, Asllani siç merr vesh Prive do të rikthehet me një këngë, që do të jetë ritmike dhe jo për dashurinë.
Sipas informatave, ai klipin e ri do e lansojë pasi të përfundojë muaji i Ramazanit e kënga është RnB e përzier me Hip Hop. /Prive.al