Shumë gjëra ndodhën shpejt për Granit Xhakajn dhe Leonita Lekajn.
Dyshja papritmas u bënë me unaz në gisht gjatë një udhëtimi në Amerikë e pak kohë pas edhe u shfaqën si çift i martuar me setin fotografik të realizuar në Kosovë.
Gjithë kjo nguti mbase mund të ketë lindur dyshimin e një fëmije në prag për çiftin por kjo duket të mos jetë në plane të paktën tani për tani.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Xhaka në një intervistë për mediumet zvicerane ku shprehet:
“Shpresoj që të kem fëmijë së shpejti, por ende nuk ka asnjë rrugës, pasi edhe për fëmijët duhet një plan i mirë. S’dua që gruaja ime të jetë shtatzënë gjatë atyre ditëve. Ndoshta fëmija mund të lindë para apo pas Botërorit, por jo gjatë turneut”.
Sidoqoftë kismetit nuk i dihet dhe këtë e di shumë mirë pa dyshim edhe Graniti. /prive.al/