Pasi Stresi dha lajmin se do ndërronte vendbanim, ka disa fjalë për ata që e kritikuan

By

Kanë kaluar tashmë disa javë pas raportimit për ndarjen e Stresit nga bashkëshortja e tij Keisi.

Edhe pse çifti nuk u deklarua asnjëherë publikisht për ndarjen, heqja nga lista e ndjekësve, pëlqimet dhe mosprezenca e njëri-tjetrit në përditshmëri, ka bërë që të kuptojmë se ata të dy janë ndarë.

Keisi ndau me ndjekësit e saj në Instagram se ajo nuk do të kthehej në Shqipëri por do vazhdonte të jetonte në Kanada, siç tha ajo.

Edhe Stresi ka ndërrmarë një hap sa i përket residencës së tij. Në llogarinë e tij në Instagram ai ndau në fotografi të tijën ku shkruan:

“Ja dhe një dite e ikur, histori, aventura te jetuara ! Kjo është Jeta , por prapëseprapë vjen një moment në jetën e gjithsecilit që kërkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht ikën ! Mund të jetë një vend, person , biznes etj ! Shokët e vërtetë mbeten te njëjtë dhe pse mund te kesh vite,muaj e dite pa i pare ! Ata janë ne zemër, ne dite te bukura si dhe ato te vështira! Prej Sot Jam Official Banori Me I Ri I Prishtines. Skini Degju Gjo Akoma Ca keni me degju Ne ditët Ne Vijim.”

Pas këtij lajmi. Stresi ka marrë komente dhe mesazhe duke e kritikuar atë, mirëpo ai nuk vonoi të reagojë në Instastory, se arsyeja pse ndërroi vendbanim nga Tirana në Prishtinë është shkak i projekteve të tija:

“Nje spjegim t’vogël: Nuk e kom ndrru as nuk e ndrroj venin ku jom rrit. Për ju debila që s’dini c’ka shkruni. Thjesht po merrem me albumin, kenget e reja, videot e reja. Dhe do ndryshojm lojën ta bojm më interesante. Kjo arrihet në punë, serjozitet dhe përkushtim, dhe me vllazni. Flm për krejt mediat dhe komentuesat, me respekt Stresi”- ka shkruar Stresi në rrjetet e tij sociale duke i sqaruar të gjithë për këtë zhvendosje.

Artikuj të ngjashëm