I njohur për bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën, Era Istrefin e reperin Buta, Faton Shoshi sapo ka marrë në kompaninë e tij një tjetër emër.
“Nesër Music” u pasurua me një artiste të re e cila sapo i është bashkuar menaxhmentit të ri, ndërsa si emër, pritet të debutojë nën këtë menaxhim meqë projekte të vetat ende nuk ka.
Bëhet fjalë për Rinesa Qeriqin e cila së fundmi në rrjete sociale është parë duke bërë rep muzikë e freestyle.
Vajza nga Prishtina që jeton në Kanada, së shpejti do të nis me projekte të reja derisa këtë e konfirmoi edhe Faton Shoshi duke publikuar në Instagramin e tij një fotografi të Rinesës.
Përndryshe, Rinesa është vajza simpatike që ka rolin kryesor në klipin e këngës “Lea”.