Një ditë e veçantë për motrat Ismaili, ja çfarë kujtojnë ato (FOTO)

By

Këngëtaret e famshme, Adelina e Zanfina Ismajli e edhe motra e tyre Ema, kanë sot një ditë të veçantë në familjen e tyre.

Ndonëse për momentin larg njëra tjetrës, ato gjithmonë janë pranë njëra tjetrës me zemra.

Dhe sot, kur besimtarët myslimanë po festojnë festën e Kurban Bajramit, ato ndajnë një dhimbje bashkë.

Mu në këtë ditë, po të ishte gjallë, e ëma e tyre Mona që u nda nga jeta kohë më parë, do festonte ditëlindjen.

“Urime ditëlindja mam”, ka shkruar Ema në profilin e saj në Instagram, duke e kujtuar të ëmën edhe me një telegram, në të cilin në gjuhën angleze thuhet se nuk kalon ditë që s’i bie ndërmend për të. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm