Nisin pushimet e para verore të Robertit e Lauretës

By

Pasi ka mbaruar sezonin e emisionit, Robert Berisha ka nisur pushimet të cilat janë të parat me të dashurën e re, bukuroshen Laureta Maqedonci.

Ku?

Në Turqi! Pushimin e parë së bashku, Robi dhe Laureta po e kalojnë në një nga resortet e Bodrumit.

Me kë?

Eh, jo vetëm! Ndryshe nga plot çifte të cilëve iu mjafton vetëm njëri-tjetri, dyshja ditët ‘off’ do i kenë më atraktive.

Kjo sepse ata kanë zgjedhur që pushimin ta bëjnë me një grup miqsh të cilët poashtu, janë vet të dytët.

Kanë qenë pikërisht miqtë e Robertit dhe Lauretës ata që kanë postuar shkrepje në Instagram, përmes të cilave kemi kuptuar lajmin e njëherësh e kemi parë bashkë çiftin më të ri në qytet.

Shijojeni! /prive.al

Artikuj të ngjashëm