Noizy thumbon kolegët dhe paralajmëron një surprizë të madhe

By

Se kujt ia ka dedikuar nja 2 rreshta në profilin e tij në Instagram, reperi i famshëm shqiptar s’e ka bërë të ditur.

Por zakonisht reperët e artistët me kode flasin dhe i tillë është edhe Noizy. Ai pretendon se ka famë të vërtetë dhe jo famë virtuale siç është ajo e Instagramit.

“Nëse unë e mbyll instagramin, jam ende Noizy me real Folloëers. Nëse ti e mbyll instagramin? Je nobody”, ka shkruar reperi në llogarinë e tij në Instagram, ku ai po ashtu i ka larguar të gjitha fotografitë e mëparshme.

Ai, përvec deklaratës së mësipërme, po ashtu shkruan se ka një surprizë për të gjithë fansat e tij!

“Kam disa projekte qe do dalin tani, këto kohë, besoj para vitit ri. Dhe me pas do ju surprizoj me diçka qe me ka ngel peng ne zemër. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Reperi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm