Tashmë kur kanë kaluar 24 orë nga publikimi i projektit të dytë të Elvana Gjatës në gjuhën angleze për treg ndërkombëtar, mediat e huaja kanë nisur të kthejnë sytë nga këngëtarja shqiptare.
Elvana, e cila sipas strategjisë së mirëmenduar erdhi në duet me reperin e njohur TyDollaSign ka marrë vëmendjen e MTV në Poloni.
Ky medium i ka kushtuar një shkrim këngës së re ‘Off Guard’ teksa ndan edhe një historik të shkurtër të këngëtares ndër vite me fokus, famën në Shqipëri dhe tentativat e viteve të fundit për tregun ndërkombëtar.
Ndryshe, edhe Sony Music që mban të drejtat për publikimin e këngëve të Gjatës e që u bë shkas për ca orë bllokimi të këngës në Kosovë është ai në degën e shtetit polak ku Elvana duket se nga dita në ditë po merr vëmendjen e synuar e të merituar.
Lartë e më lartë, Elvanë! /Prive.al