Nis sezoni i “Festivalit të Këngës” dhe Ronela si fituese e mëparshme ka diçka për të thënë

By

Këtë vit, “Festivali i Këngës” kurorëzoi Ronela Hajatin si fituese. Më pas ajo prezantoi Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti.

Tani ka nisur sërish sezoni i festivalit ku shumë këngë po prezantohen dhe pikërisht ky event do të nxjerrë edhe fituesin që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.

Kjo periudhë ka bërë shumë nostalgjike edhe Ronelën dhe këtë e shprehi me një postim në llogarinë e saj në Instagram.

“Pas gjithckaje qe u tha e qe ndodhi (por per keto nuk e di nese do flas ndonjehere) “SEKRET” eshte nje nga hitet me te padiskutueshme ne historine e festivalit! Nese do ta rikendoj ndonjehere me kete kenge ne skene do qaj e sigurt”, shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm