Bob Dylan në shtatë dekada ka nga një album në Top 40

By

Albumi i ri i Bob Dylan, “Rough and Rowdy Ways”, ka debutuar në pozitën e dytë të toplistës së albumeve në Amerikë, US Billboard 200.

Ky incizim arriti të shesë 53 mijë njësi, duke u bërë albumi i ranguar më së larti i Dylan-it përgjatë më shumë se një dekade.

Debutimi i këtij albumi në Top 40 tregon që ylli i folkut dhe rokut ka pasur nga një album në top 40 në secilën dekadë nga 1960-tat e deri në 2020-tat.

“Rough and Rowdy Ways” është albumi i 23-të i Dylan-it që hyn në top dhjetëshe, dhe është e 50-ta herë që njëri prej publikimeve të tij hyn në top katërdhjetëshe.

Artikuj të ngjashëm