Albi Nako dhe Klaudia Pepa tashmë të divorcuar, po kë thumboi Klaudia me këtë shkrim?

By

Koreografi i famshëm shqiptar Albi Nako dhe balerina e njohur Klaudia Pepa ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe lajmi i ndarjes së tyre shkaktoi bujë.

Çifti e deklaruan vetë ndarjen në vitin 2017 duke u shprehur se prej 1 viti nuk ishin më bashkë.

Mirëpo edhe pse tashmë të divorcuar, Albi dhe Klaudia ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, dhe këtë e kanë thënë shpesh në intervista.

Ndërkaq i ftuar dje në emisionin e pasdites te “Rudina” në televizionin Klan, Albi tregoi se është duke u përpjekur për një projekt me televizionin italian Rai për sezonin e ardhshëm.

Duke qenë se për shkak të projekteve, Albi duhet të udhëtojë në Itali, Rudina e pyeti koreografin nëse është takuar me Klaudian e cila prej vitesh jeton atje.

“Sigurisht që takohemi, flasim për projekte dhe çështje pune dhe që të ruash miqësi me një ish, është pjesë e emancipimit. Dëgjojmë rëndom raste të ndryshme që njerëzit pasi ndahen gati-gati vriten. Ne flasim për çfarëdolloj detaji artistik dhe kemi mbetur miq shumë të mirë”, ka deklaruar Albi.

Postimi i fundit i Klaudia Pepës u kthye në qendër të vëmendjes. Në postimin e saj më të ri ka një mesazh për ndjekëset femra të cilat i këshillon të bëjnë kujdes.

“Bëni kujdes me meshkujt që nuk ju duam më, por që herë pas here kthehen për t’u siguruar që ju nuk jeni të lumtura pa ta”, shkruan Klaudia.

Sipër postimit, balerina ka shkruar “E aprovuar” që la të kuptohet se e ka kaluar personalisht një situatë të tillë. Pas këtij postimi menjëherë kanë nisur dyshimet se Klaudia i drejtohet koreografit të njohur Albi Nako. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm