Tashmë të gjithë e dini që Skerdi është bërë bashkë me Nora Istrefin për të sjellë një këngë të re.
Derisa kjo këngë po finalizohet në studion e Redbox, përgatitja e skenarit për videoklipin tashmë ka nisur.
Ka qenë vetë Skerdi i cili e ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me Valon Azirin, ai i cili do të kujdeset për këtë klip.
‘Doktor video Valoni duke bo skenarin (mke mungu), ka shkruar Skerdi mbi imazhin ku shihet Aziri.
Nuk dihet akoma saktë kur do të lëshohet ky projekt, megjithatë paralajmërimet e Skerdit kanë lënë të kuptohet se gjithçka do të jetë gati shumë shpejtë./Prive.al