Fare pak ditë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha shkoi në Bubq, një prej fshatrave më të prekur nga tërmeti.
Ajo premtoi ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të familjes Musa me paratë e mbledhura në kohë rekord.
Personi që kishte ngelur pa shtëpi kishte humbur për tre vjet vajzën, dy fëmijet e së cilës i rriste dhe djalin i cili u kthye në arkivol nga Italia ku shkoi me premtimin se do bënte paratë e nevojshme për një shtëpi të re.
E sot, mbi themelet e vjetra ka nisur të ndërtohet shtëpia e re.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori Bes Kallaku me pamjet nga vendi i ngjarjes. /Prive.al